Censura në RTK, Zhitia: S'do të heshtim – lufta jonë është për profesionin, publikun dhe të drejtën e qytetarëve - Gazeta Express
string(106) "censura-ne-rtk-zhitia-sdo-te-heshtim-lufta-jone-eshte-per-profesionin-publikun-dhe-te-drejten-e-qytetareve"

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 7:13

Censura në RTK, Zhitia: S’do të heshtim – lufta jonë është për profesionin, publikun dhe të drejtën e qytetarëve

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 7:13

Redaktorja e Radio Televizionit të Kosovës, Jehona Zhitia, ka reaguar ashpër ndaj menaxhmentit të RTK-së, në dritën e censurës brutale, ushtrimit të presionit dhe tentim për të shuar gazetarinë profesionale brenda transmetuesit publik.

Në një postim në Facebook, Zhitia tha se ajo dhe kolegët e saj, Valon Bajrami dhe Arton Mulliqi, prej muajit janar po përballen me veprime arbitrare e presion të vazhdueshëm. Sipas saj, këto ndërhyrje kanë për qëllim largimin e tyre nga ekrani dhe heshtjen e zërave kritikë.

Ajo kujtoi se në shkurt u ndërpre emisioni informativ “Lajmet e Fundit”, me arsyetimin se ishte periudhë fushate zgjedhore dhe se pas certifikimit të zgjedhjeve programi do të rikthehej. “Tetë muaj më vonë, ky premtim nuk është mbajtur. Ky është shembulli i parë i censurës brutale që po ushtrohet,” ka shkruar Zhitia.