Bashkimi Evropian ka disbursuar 7.5 milionë euro shtesë për Kosovën në kuadër të Pakos së Mbështetjes Energjetike (IPA 2023). Lajmi u bë i ditur nga Zyrëa e BE- së përmes një postimi në Facebook, ku theksohet se kjo mbështetje është pjesë e përkushtimit për tranzicionin e gjelbër dhe energjinë e pastër në Kosovë.
“BE-ja qëndron pranë Kosovës dhe popullatës së saj në rrugën drejt energjisë së qëndrueshme, dekarbonizimit dhe sigurisë energjetike,” thuhet në njoftim.
Sipas zyrës së BE-së në Kosovë, deri më tani me mbështetjen në vlerë prej 75 milionë eurosh, mbi 200,000 familje kanë marrë ndihmë për faturat e energjisë, mbi 3,600 shtëpi janë rinovuar për efiçiencë të energjisë ndërsa 28 objekte banesore të familjeve të cenueshme janë në rinovim e sipër.
Gjithashtu bëhet e ditur se mbi 40,000 familje dhe 154 biznese janë mbështetur me pajisje solare dhe pajisje me energji efiçiente.