Ish-drejtori i televizionit publik, Festim Kabashi, ka reagaur pas vendimit arbitrar të menagjmentit të RTK-së, për t’i larguar nga drejtimi i magazinave përkatëse gjashtë gazetarët, ndër më eminent që ka RTK-ja.
Kabashi ka thënë se vendimi u mor ditën kur u ekzekutuan pagat (që s’po ekzekutoheshin, për tri javë), dhe se menagjmenti sipas tij, mund ta ketë bërë këtë kompromis me qeverinë. Pra, largimin e gazetarëve të padëgjueshëm.
Një vendim i paprecedent në RTK!
Pas një vendimi të udhëheqësisë aktuale të RTK-së, janë përjashtuar nga ekrani disa prej figurave më profesionale dhe të dalluara të informacionit: Meneta Zekaj Nushi, Blerta Foniqi Kabashi, Jehona Zhitia, Edona Musa, Arton Mulliqi dhe Valon Bajrami.
Vendimi duket si censurë e hapur ndaj gazetarëve që kanë guxuar të bëjnë pyetje, të raportojnë me integritet dhe të kërkojnë të drejtat e tyre – përfshirë rastin e vonesës së pagave për më shumë se 20 ditë, si dhe intervistat e fundit që shpërfaqën arrogancën dhe papërgjegjësinë e disa pushtetarëve në lidhje me dyshimet për ushtrim ndikimi dhe keqpërdorim të parasë publike.
Përndryshe si mund të spjegohet vendimi i një kyeredaktori ose drejori të televizionit, për largimin nga ekrani të figurave ndër më me ndikim në programet e RTK-së?