Rijad Shaqiri: Qytetarët e Likovës meritojnë zgjidhje, jo fjalë boshe për deponinë e Nikushtakut - Gazeta Express
string(94) "rijad-shaqiri-qytetaret-e-likoves-meritojne-zgjidhje-jo-fjale-boshe-per-deponine-e-nikushtakut"

Maqedoni

Gazeta Express

25/08/2025 16:00

Rijad Shaqiri: Qytetarët e Likovës meritojnë zgjidhje, jo fjalë boshe për deponinë e Nikushtakut

Maqedoni

Gazeta Express

25/08/2025 16:00

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri, ka reaguar lidhur me çështjen e deponisë së Nikushtakut, duke kujtuar qytetarëve të Likovës se një vit më parë ishte dhënë premtimi për dislokimin e saj, por deri më sot asgjë nuk është bërë, përcjell PressOnline.al.

“Në 6 korrik të vitit 2024 u zotua se nga shtatori i atij viti do të bëhej dislokimi i deponisë së egër në fshatin Nikushtak, do të caktoheshin pika të reja për mbledhjen e mbeturinave dhe do të hapej fabrika rajonale për riciklim. Megjithatë, edhe pas një viti ky premtim mbetet vetëm në letër,” thekson Shaqiri.

Ai shton se tani, në prag të zgjedhjeve, i njëjti premtim po përsëritet, gjë që sipas tij tregon mungesën e sinqeritetit ndaj qytetarëve.

“Banorët e Likovës nuk kanë nevojë për mashtrime, por për zgjidhje reale. Ata meritojnë të shohin ndryshim me vepra konkrete, e jo me fjalë boshe,” shkruan deputeti i ASH-së.