Derivatet e naftës në RMV do të kenë çmime tjera nga mesnata - Gazeta Express
string(60) "derivatet-e-naftes-ne-rmv-do-te-kene-cmime-tjera-nga-mesnata"

Maqedoni

Gazeta Express

25/08/2025 15:59

Derivatet e naftës në RMV do të kenë çmime tjera nga mesnata

Maqedoni

Gazeta Express

25/08/2025 15:59

Duke filluar nga sonte në mesnatë, çmimet e benzinës do të rriten me një denar për litër, ndërsa dizeli do të shitet për gjysmë denari më shumë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), transmeton Portalb.mk.

Me vendimin e fundit të Komisionit Rregullator, çmimi me pakicë i derivateve të naftës rritet mesatarisht me 0.64 përqind në krahasim me vendimin e mëparshëm.

Kështu, duke filluar nga sonte në mesnatë, Eurosuper BS-95 do të shitet me çmim prej 75 denarësh për litër, Eurosuper BS-98 do të jetë 77 denarë për litër, Eurodizel BS (D-E V) do të shitet për 68 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për përdorim shtëpiak (EL-1) do të shitet për 67.5 denarë për litër.

Do të ketë ulje çmimi prej 0.378 denarësh te mazuti M-1 HC, i cili do të shitet me çmim prej 38.265 denarësh për kilogram.

KRRE-ja deklaron se çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, janë rritur mesatarisht me 1.985 përqind për benzinën, 1.915 përqind për dizelin dhe 1.244 përqind për vajin ekstra të lehtë, ndërsa mazuti ka rënë me 1.246 përqind.

Kursi i këmbimit të denarit, në raport me dollarin, me të cilin u formuan çmimet në llogaritjen e mëparshme, është më i ulët me 0.1230 përqind.