Për tri ditë, policia në Prizren sekuestron katër armë pa leje - Gazeta Express
string(61) "per-tri-dite-policia-ne-prizren-sekuestron-kater-arme-pa-leje"

Lajme

Gazeta Express

25/08/2025 15:28

Për tri ditë, policia në Prizren sekuestron katër armë pa leje

Lajme

Gazeta Express

25/08/2025 15:28

Policia rajonale e Prizrenit për 3 ditë ka sekuestruar katër armë zjarri pa leje.

“Në këtë periudhë, në katër raste të ndara operative, janë sekuestruar gjithsej katër armë zjarri. Dy prej tyre janë konfiskuar nga Stacioni Policor Prizren-Veri, ndërsa dy të tjera nga Stacioni Policor në Suharekë.”

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim të vazhdueshëm me qytetarët, angazhohet për identifikimin e poseduesve ilegalë të armëve, veçanërisht të atyre që keqpërdorin armët duke i përdorur për të shtëna festive në gazmende familjare. Këto veprime paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë për jetën dhe sigurinë e qytetarëve.”

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë

“Në secilin rast konkret, të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe, me aktvendim të prokurorëve përgjegjës, janë ndaluar për 48 orë. Ndaj tyre kanë filluar hetimet për veprat penale përkatëse: “Posedim, mbajtje ose kontroll i paautorizuar i armës” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Policia fton qytetarët që të raportojnë çdo rast të dyshuar, duke kontribuar në parandalimin e incidenteve dhe forcimin e sigurisë në bashkësi.”