Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar komandant Ismet Jasharin, me nofkën Kumanova, si njëra nga figurat emblematike të UÇK-së.
E plotë:
Në 27-vjetorin e rënies heroike, kujtojmë me nderim dhe krenari, komandant Ismet Jashari– Kumanova, njërin ndër figurat më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ra në altarin e lirisë si komandant i pathyeshëm, duke u bërë frymëzim për brezat dhe simbol i sakrificës për liri.
Në këtë ditë, nderojmë gjithashtu edhe të gjithë dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut, të cilët me gjakun e tyre shkruan faqet më të lavdishme të historisë sonë.
Lavdi e përjetshme!