Fatmir Limaj vesh uniformën e UÇK-së në nderim të Komandant Kumanovës - Gazeta Express
string(69) "fatmir-limaj-vesh-uniformen-e-uck-se-ne-nderim-te-komandant-kumanoves"

Lajme

Gazeta Express

25/08/2025 14:23

Fatmir Limaj vesh uniformën e UÇK-së në nderim të Komandant Kumanovës

Lajme

Gazeta Express

25/08/2025 14:23

Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj ka kujtuar Ismet Jasharin, Komandant Kumanovën, në 27-vjetorin e rënies së tij.

Në homazhet e bëra te varri i Jasharit, Limaj u paraqit me uniformën e UÇK-së.

“Së bashku me familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe bashkëpunëtorë, shënuam Ditën e Dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari- Kumanova në Kleçkën legjendare”.

“Kjo datë më vlerë është vendtakim i të gjallëve me shokët që kanë rënë dhe familjarët e tyre për të kujtuar veprën e tyre, krenarinë e sakrificën që kanë bërë ushtarët e kësaj brigade.  25 gushti është përmbledhje e gjithë asaj trimërie, sakrifice, lavdie e dhimbje që kanë përjetuar malet e Berishës nën këtë brigadë gjatë luftës së UÇK-së. Lavdi dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari- Kumanova dhe gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në Facebook.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, Varri i Ushtarit të Panjohur dhe teksti