Kishin mbetur në det me gomone, policia u vjen në ndihmë dy turistëve gjermanë - Gazeta Express
string(77) "kishin-mbetur-ne-det-me-gomone-policia-u-vjen-ne-ndihme-dy-turisteve-gjermane"

Shqiperi

Gazeta Express

25/08/2025 13:56

Kishin mbetur në det me gomone, policia u vjen në ndihmë dy turistëve gjermanë

Shqiperi

Gazeta Express

25/08/2025 13:56

Policia Kufitare në Himarë u ka ardhur në ndihmë dy turistëve gjermanë që kishin mbetur në det me një mjet lundrues gomone.

Policia Kufitare në Himarë, mbrëmjen e djeshme, pasi mori njoftim për dy shtetas që kishin mbetur në det me mjet lundrues gomone dhe për shkak të erës së fortë nuk mundeshin të vijonin lundrimin, shkoi menjëherë në ndihmë të tyre, në zonën e Qeparoit.

Pas lokalizimit të tyre, shërbimet e Policisë Kufitare bënë të mundur nxjerrjen e dy turistëve gjermanë, të sigurt, në Portin e Himarës.

Turistët falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare vijon të jetë e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, dhe në këtë kuadër fton qytetarët që në rast nevoje të telefonojnë në numrin 112.