Mandati i “Nisma Shqipëria Bëhet” i mbetet Ana Dajkos, Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KAS - Gazeta Express
string(94) "mandati-i-nisma-shqiperia-behet-i-mbetet-ana-dajkos-kolegji-zgjedhor-le-ne-fuqi-vendimin-e-kas"

Shqiperi

Gazeta Express

25/08/2025 13:52

Mandati i “Nisma Shqipëria Bëhet” i mbetet Ana Dajkos, Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KAS

Shqiperi

Gazeta Express

25/08/2025 13:52

Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), i cili ia la mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kandidates së parë në listën zgjedhore, Ana Dajkos.

Kryetari i këtij koalicioni, Adriatik Lapaj ndryshoi sot kërkesën që kishte depozituar për të marrë mandatin  duke kërkuar lënien në fuqi të vendimit të KQZ-së, që ia dha mandatin kushërirës së tij, Kleana Xhuveli.

Por, sot Kolegji Zgjedhor ka vulosur që mandati do t’i mbetet Ana Dajkos.