Nis me incident asfaltimi i rrugës ‘A’ në Prishtinë – arrestohen dy persona - Gazeta Express
string(71) "nis-me-incident-asfaltimi-i-rruges-a-ne-prishtine-arrestohen-dy-persona"

Lajme

Gazeta Express

25/08/2025 12:50

Nis me incident asfaltimi i rrugës ‘A’ në Prishtinë – arrestohen dy persona

Lajme

Gazeta Express

25/08/2025 12:50

Asfaltimi i rrugës “A” në Prishtinë ka nisur me tensione, ku policia ka arrestuar dy persona pas një incidenti që ndodhi në vendin e punimeve.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili shtoi se ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për “prishje të rendit dhe qetësisë publike”.

“Sot rreth orës 08:00, dy persona janë shoqëruar për në stacion policor, pasi që të njëjtit kanë penguar punimet që kanë qenë duke u bërë në rrugën “A”. Në koordinim me prokurorin, të njëjtit janë intervistuar dhe u janë shqiptuar gjoba për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”, tha ai.