Propozimet kryesore se çka të bëni këtë javë! - Gazeta Express
string(44) "propozimet-kryesore-se-cka-te-beni-kete-jave"

Arte

Gazeta Express

25/08/2025 11:06

Propozimet kryesore se çka të bëni këtë javë!

Arte

Gazeta Express

25/08/2025 11:06

Shpejt po na ik vera. Kanë mbetë pak ditë për ngjarje nën qiell të hapun, por pa merak: top lista Monday Marks nga Suzanne Podcast që emetohet edhe në T7 që nga e premtja e ardhshme, ka plot propozime se ku me shku, çka me pa, ku me kcy e çka me veshë këtë javë!

Ky fundgusht ka ngjarje që s’bon me i humbë nëse i keni kry pushimet, prej Prishtinës e deri në Tetovë. Me 27 gusht osht Roja e Natës në Muzeun e Artit Amerikan: film arkivor, histori MoMA-je dhe art modern me m’su pak për artin e mas Luftës së Dytë Botnore. Me 30 gushtZONE vazhdon me festu 15-vjetorin me tre DJ, groove, techno, piano live dhe kcim deri n’sabah. Po atë ditë hapet edhe Pema e Jetëve, memorial artistik për temën pikëlluese të personave të zhdukun.

Ulpiana Fest sjell art, gastronomi dhe histori antike për fëmijë dhe të rritun. NET-RRJET 13 në Rezidencën 17 sjell punëtori kreative me materiale, ushqim dhe pijë të përfshirë. Mandej me 26 gusht po festohet Dita e Pavarësisë së Ukrainës në Europe House me ekspozitë, film dhe diskutim.

Plus, mos harroni se po hapet hapsina Kometa nga QIKA, vend ku munesh me kcy, këndu dhe me mbështetë bibliotekën feministe. Dhe për ata që po dojnë hala kreativitet n’jetë, keni punëtoritë e upcycling në Tetovë, Prishtinë e Shkup. Krejt n’fund, po ju rekomandojmë pak modë neopunk nga Leonita Muja Studio për look që e kap syrin kudo n’qoshe të errëta të shehrit.

Pra edhe një Monday Marks me art, muzikë, histori, modë. E na shkum pak në pushim se nga e premtja e 29 gushtit po fillojmë me sezonin 3 të podkastit Suzanne. YEEAH! Linkun e plotë të ngjarjeve e keni këtu: https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-25-gusht