Po kërkohej nga policia mbi dy javë, arrestohet i dyshuari për tentim-vrasje në Deçan - Gazeta Express
string(84) "po-kerkohej-nga-policia-mbi-dy-jave-arrestohet-i-dyshuari-per-tentim-vrasje-ne-decan"

Lajme

Gazeta Express

25/08/2025 9:58

Po kërkohej nga policia mbi dy javë, arrestohet i dyshuari për tentim-vrasje në Deçan

Lajme

Gazeta Express

25/08/2025 9:58

Një person është arrestuar, i cili ishte në kërkim policor për më shumë se dy javë, pasi dyshohej për një tentim-vrasje të ndodhur më 6 gusht 2025 në Deçan.

Bëhet fjalë për Betim (Sylë) Ahmataj, i lindur më 23.02.2000 në Deçan.

Sipas raportit 24-orësh, ai është dërguar në mbajtje.

I dyshuari kishte gjuajtur me armë zjarri në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Deçan, teksa kishte arritur të ikte nga vendi i ngjarjes dhe ishte shpallur në kërkim nga Policia.