Sot lamtumira për Artur Zhejin - Homazhet mbahen tek Universiteti i Arteve të Bukura - Gazeta Express
string(82) "sot-lamtumira-per-artur-zhejin-homazhet-mbahen-tek-universiteti-i-arteve-te-bukura"

Lajme

Gazeta Express

25/08/2025 9:51

Sot lamtumira për Artur Zhejin – Homazhet mbahen tek Universiteti i Arteve të Bukura

Lajme

Gazeta Express

25/08/2025 9:51

Sot nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në Universitetin e Arteve të Bukura mbahen homazhet për gazetarin Artur Zheji, që u nda nga jeta të shtunën teksa ndodhej në Sarandë. Më pas miqtë, kolegët, të afërmit dhe bashkëpunëtorët do t’i japin lamtumirën e fundit, për t’u përcjellë në Varrezat e Tufinës.

Zheji ishte një nga zërat më të artikuluar në analizën politike, me një stil të veçantë dhe shpeshherë provokues në mënyrën se si i shpaloste qëndrimet e tij.

Spikati si gazetar, publicist, analist politik, ish-drejtues mediash dhe moderator emisionesh televizive.

Artur Zheji respektohej si nga mbështetësit, ashtu edhe nga kritikët për kapacitetin e tij për të analizuar në thellësi dhe për të thënë gjëra që shumë të tjerë i shmangnin.

Zheji do t’i mungojë familjes e miqve, ndërsa gazetarisë shqiptare do t’i mungojë një debatues i fortë publik dhe provokues interesant në panelet e debateve mediatike.