Një numër i madh muralesh me përmbajtje fashiste, nacionaliste dhe mesazhe të urrejtjes janë fshirë ditët e fundit në qytetin e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit.
Aksioni është kryer nga një kompani e kontraktuar nga komuna, në kuadër të një iniciative për largimin e grafiteve që promovojnë urrejtje ndëretnike, sidomos ndaj shqiptarëve.
Ndër muralet e fshira ishin edhe ato me mesazhe të hapura nacionaliste, si: “Kur ushtria serbe të kthehet në Kosovë”, si dhe përmbajtje me simbolikë fetare dhe politike.
Lidhur me këtë ndërhyrje ka pasur reagime nga disa politikanë lokalë serbë, të cilët kanë thënë se “kur të kthehemi në pushtet, do t’i kthejmë edhe muralet”.
Nga ana tjetër, komuna ka deklaruar se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me qëllim pastrimin e hapësirave publike nga çdo formë propagande që nxit përçarje dhe urrejtje ndërmjet komuniteteve./klankosova.