“KQZ shkeli nenet 31 dhe 45”, arsyetimi i PZAP-it për certifikimin e Listës Serbe - Gazeta Express
string(78) "kqz-shkeli-nenet-31-dhe-45-arsyetimi-i-pzap-it-per-certifikimin-e-listes-serbe"

Lajme

Gazeta Express

25/08/2025 8:59

“KQZ shkeli nenet 31 dhe 45”, arsyetimi i PZAP-it për certifikimin e Listës Serbe

Lajme

Gazeta Express

25/08/2025 8:59

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dje ka marrë vendim në favor të subjektit politik Lista Serbe, duke aprovuar ankesën e këtij subjekti kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për moscertifikimin e listës së kandidatëve të saj për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Me këtë vendim, PZAP e ka anuluar vendimin e KQZ-së të datës 21 gusht, në të cilin KQZ kishte refuzuar certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe për shkak të vlerësimit se disa kandidatë nuk i përmbushnin kriteret ligjore për të qenë pjesë e garës zgjedhore.

Sipas arsyetimit të PZAP, vendimi i KQZ-së nuk ka qenë i bazuar në mënyrë të duhur në ligj dhe nuk është dëshmuar bindshëm që kandidatët në fjalë janë në kundërshtim me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili përcakton kriteret për të drejtën për t’u zgjedhur.

PZAP i ka kërkuar KQZ-së që të bëjë certifikimin e listës së kandidatëve të Listës Serbe për komunat ku ka aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale.