Nga e hëa në të premten, këtu e keni motin për krejt javën - Gazeta Express
string(57) "nga-e-hea-ne-te-premten-ketu-e-keni-motin-per-krejt-javen"

Lajme

Gazeta Express

25/08/2025 7:06

Nga e hëa në të premten, këtu e keni motin për krejt javën

Lajme

Gazeta Express

25/08/2025 7:06

Këtë javë vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme meteorologjike.

Në mëngjes do të mbajë mot i freskët dhe i këndshëm, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të shënojnë rritje graduale, duke arritur vlera tipike për stinën e verës.

Pritet që moti të jetë kryesisht me diell, me vranësira kalimtare, pa reshje të dukshme.

Në orët e mesditës, temperaturat maksimale do të variojnë në intervalin veror, duke krijuar kushte të përshtatshme si për aktivitetet e përditshme, ashtu edhe për veprimtari rekreative në natyrë.

Stabiliteti atmosferik do të shoqërohet edhe me erëra të lehta, të cilat do të ndikojnë që moti të jetë më i përballueshëm gjatë periudhave më të nxehta të ditës.

Sipas parashikimeve, nuk priten ndryshime të mëdha atmosferike, çka nënkupton se java e ardhshme do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm, tipik veror dhe i përshtatshëm për planifikimin e aktiviteteve të ndryshme

E hënë

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të variojnë nga 9 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 24-27 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi e lehte deri mesatare.

E martë

Mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të variojnë nga 7 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 25 deri në 29 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi një deri në tri metra për sekondë.

E mërkurë

Mot me diell dhe vranësira të pakta, vranësirat parashihen të jenë të fokusuara për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të sillen nga 9 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 26 e 32 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi një deri në tri metra për sekondë.

E enjte

Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 9 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 27 deri në 33 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi një deri në katër metra për sekondë.

E premte

Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 28 deri në 36 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit, thuhet në raportin e parashikimit të moti nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.