Real Madridi fiton ndaj Oviedos, shkëlqen Mbappe - Gazeta Express
string(47) "real-madridi-fiton-ndaj-oviedos-shkelqen-mbappe"

Futboll

Gazeta Express

24/08/2025 23:25

Real Madridi fiton ndaj Oviedos, shkëlqen Mbappe

Futboll

Gazeta Express

24/08/2025 23:25

Real Madridi e ka shënuar fitoren e radhës në sezonin e ri të La Ligas.

“Los Blancos” triumfuan 0:3 në udhëtim ndaj Real Oviedos, në kuadër të javës së dytë të La Ligas.

Ishte Kylian Mbappe që shënoi dy gola të madrilenëve, shkruan Gazeta Express.

Fillimisht, me një finish fantastik, Mbappe realizoi për epërsinë fillestare të mysafirëve.

Në minutën e 83-të, Mbappe shënoi golin e dytë, i asistuar nga Vinicius Junior.

E ky i fundit e vulosi fitoren 0:3 me gol në minutën e tretë shtesë.

Pas dy xhirove, Real Madridi ka pikët e plota, njëjtë sikur Barcelona dhe Villarreal që prijnë.