Ibrahimaj: Do ta votojmë këdo që s’ka qenë pjesë e qeverisë dhe që s’e ka ofenduar opozitën dhe UÇK’në - Gazeta Express
string(98) "ibrahimaj-do-ta-votojme-kedo-qe-ska-qene-pjese-e-qeverise-dhe-qe-se-ka-ofenduar-opoziten-dhe-uckne"

Lajme

Gazeta Express

24/08/2025 10:52

Ibrahimaj: Do ta votojmë këdo që s’ka qenë pjesë e qeverisë dhe që s’e ka ofenduar opozitën dhe UÇK’në

Lajme

Gazeta Express

24/08/2025 10:52

Deputeti i AAK’së, Lahi Ibrahimaj, ka thënë se do e votojë këdo që s’ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar dhe që në të kaluarën s’e ka ofenduar opozitën dhe luftën e UÇK’së.

“Qëllimi i Albin Kurtit që nga dita e parë është blerja e kohës, zhagitje, ofendim ndaj institucioneve”, tha ai.

“Cili do nga emrat që nuk ka qenë në qeveri sigurisht që do të jetë një emër që do mujmë e votojmë”, tha ai.

Ai sërish përmendi emrat e Saranda Bogujevcit e Shqipe Mehmeti Selimit.

Në seancat e kaluara, VV ka propozuar Albulena Haxhiun, Donika Gërvallën dhe Hekuran Muratin. /GazetaExpress/