Osmani në Forumin Alpbach: Diskutuam për rolin e Kosovës si kontribuese aktive për paqe e siguri - Gazeta Express
string(95) "osmani-ne-forumin-alpbach-diskutuam-per-rolin-e-kosoves-si-kontribuese-aktive-per-paqe-e-siguri"

Lajme

Gazeta Express

24/08/2025 10:09

Osmani në Forumin Alpbach: Diskutuam për rolin e Kosovës si kontribuese aktive për paqe e siguri

Lajme

Gazeta Express

24/08/2025 10:09

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e quajti frymëzues bashkëbisedimin në Forumin Alpbach në Austri me të rinj e të reja “të jashtëzakonshme, të cilët do të jenë udhëheqësit e ardhshëm në Evropë”, është shprehur ajo.

Osmani tha se diskutuan për rolin e Kosovës si kontribuese aktive për paqe e siguri, për rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik, si dhe për rikthimin e Evropës tek forca jonë më e madhe: “mbrojtja e vlerave demokratike. Jo vetëm në fjalë, por në veprim. Me guximin për të qëndruar krah atyre që i mbrojnë këto vlera dhe për t’i hapur dyert Kosovës dhe shteteve të tjera që punojnë me përkushtim për to”, është shprehur Osmani.