Milani e ka nisur në mënyrën më të keqe sezonin e ri në Serie A.
Kuqezinjtë pësuan humbje në shtëpinë e tyre 1:2 nga ekipi i inkuadruar këtë sezon në elitë, Cremonese.
Baschirotto kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 28-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
Pavlovic barazoi shifrat në fundin e pjesës së parë.
E për fitoren e madhe të Cremoneses u përkujdes Bonazzoli që shënoi në minutën e 61-të.
Në Serie A debutimin e bëri edhe futbollisti shqiptar, Ardon Jashari, që u inkuadrua në lojë në minutën e 74-të.