Shukri Buja: Mbështetje e fuqishme për PDK-në në Lagjen e Re dhe Lagjen e Akllapit - Gazeta Express
string(81) "shukri-buja-mbeshtetje-e-fuqishme-per-pdk-ne-ne-lagjen-e-re-dhe-lagjen-e-akllapit"

Lajme

Gazeta Express

23/08/2025 21:25

Shukri Buja: Mbështetje e fuqishme për PDK-në në Lagjen e Re dhe Lagjen e Akllapit

Lajme

Gazeta Express

23/08/2025 21:25

Kandidati i PDK-së për Lipjanin, Shukri Buja, ka zhvilluar takime me shtabin e partisë në Lagjen e Re dhe Lagjen e Akllapit, ku tha se u dëshmua entuziazmi dhe besimi i qytetarëve për ndryshim.

Ai theksoi se mbështetja e banorëve është garanci për sjelljen e ndryshimeve dhe rritjen e investimeve që, sipas tij, do të përmirësojnë jetën e secilit qytetar.

Në takim ishte e pranishme edhe kandidatja për Kuvendin Komunal, Fitnete, të cilën Buja e vlerësoi si pjesë të “ekipit fitues” që do të japë zë vizionit të ri për Lipjanin.