Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vizituar sonte familjen e kandidates për Asamblenë Komunale, Arjeta Shillova-Sadiku.
Ai tha se me familjen, miqtë dhe përkrahësit e Shillovës kanë biseduar për zhvillimet e deritanishme në komunë dhe për vizionin e katërvjeçarit të ardhshëm.
Ahmeti kërkoi mbështetjen e qytetarëve për kandidaten, duke theksuar se Lipjanit i duhen profesionistë të tillë në vendimmarrje, sidomos në fushën e arsimit.
“Suksese Arjeta, Lipjani fiton kur profesionistë si ti marrin përgjegjësi për të ardhmen,” tha Ahmeti.