Grup aktorësh denoncojnë në Antikorrupsion drejtorin e IN “Teatri i Gostivarit” - Gazeta Express
string(77) "grup-aktoresh-denoncojne-ne-antikorrupsion-drejtorin-e-in-teatri-i-gostivarit"

Maqedoni

Gazeta Express

23/08/2025 15:15

Grup aktorësh denoncojnë në Antikorrupsion drejtorin e IN “Teatri i Gostivarit”

Maqedoni

Gazeta Express

23/08/2025 15:15

Një grup aktorësh nga qyteti i Gostivarit ka dorëzuar një shkresë zyrtare drejtuar Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ku ngritën dyshime serioze për nepotizëm dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e drejtorit të Institucionit Nacional “Teatri i Gostivarit”, z. Sulejman Rushiti.

Sipas dokumenteve të bashkangjitura në kërkesën zyrtare, drejtori Rushiti ka angazhuar djalin e tij, Loren Rushiti, përmes një kontrate mbi vepër, për realizimin e projekteve në kuadër të programit vjetor të institucionit, i miratuar nga Ministria e Kulturës. Sipas njoftimit, ky veprim përbën një konflikt të qartë interesi, duke ngritur dyshime të forta për përfitime familjare në kundërshtim me ligjet dhe parimet e transparencës publike.

Grupi nismëtar thekson se ky rast përbën shkelje të Ligjit për KulturëLigjit për Marrëdhëniet e PunësLigjit për të Punësuarit në Sektorin Publik, si dhe të Marrëveshjes Kolektive në Kulturë, që ndalon qartazi angazhimin e familjarëve në institucione publike nga persona në funksione drejtuese.

Në kërkesën e tyre, aktorët kërkojnë që Komisioni për Antikorrupsion të veprojë në përputhje me nenet 23 dhe 24 të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, duke shqyrtuar rastin me prioritet dhe ndërmarrë masa konkrete ndaj drejtorit të teatrit.

Në bashkëngjitje me kërkesën është dërguar edhe kontrata në fjalë, e cila përforcon dyshimet për shkelje të rëndë ligjore dhe etike në institucionin kulturor të qytetit.

Ky rast vjen në një kohë kur në gjithë vendin po kërkohet më shumë llogaridhënie, transparencë dhe drejtësi në menaxhimin e institucioneve publike, veçanërisht në fushën e kulturës, ku artistët shpesh përballen me mungesë mbështetjeje dhe diskriminim në angazhim profesional.

 Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit pritet të shqyrtojë çështjen në ditët në vijim.