Santiago Gimenez duket se nuk dëshiron të largohet nga Milani pasi parashikon një sezon ‘të pabesueshëm’ në Serie A.
Sulmuesi i Milanit, Gimenez, lë të kuptohet se nuk dëshiron të largohet nga San Siro mes raporteve se kuqezinjtë mund të firmosin me dy qendërsulmues në ditët e fundit të merkatos së verës.
Njëri prej tyre, Victor Boniface, tashmë ka kryer pjesën e parë të vizitave mjekësore të premten dhe do të firmosë kontratën me gjigantët e Serie A sot, pas një kontrolli të dytë mjekësor.
Megjithatë, Gazzetta dhe Sky Sport pretendojnë se kuqezinjtë janë gjithashtu të interesuar për Conrad Harder dhe mund të nënshkruajnë me sulmuesin e Sporting CP në ditët në vijim, duke shitur Gimenezin.
Ky skenar nuk i pëlqen aspak ndërkombëtarit meksikan, i cili dërgoi një mesazh të qartë në rrjetet sociale të premten në mbrëmje.
“E vetmja e vërtetë është që Serie A rikthehet nesër dhe do të jetë një sezon i pabesueshëm,” shkroi Gimenez në X.
Gimenez iu bashkua Milanit në merkaton dimërore të vitit 2025.
Sonte, kuqezinjtë presin Cremonesen në San Siro në ndeshjen e parë të kampionatit, dhe pritet që Gimenez të zëvendësojë Rafael Leaon e dëmtuar në sulm./GazetaExpress/