Shukri Buja takon kryetarin e shoqatës ‘Miqtë e Amerikës’: Do të punoj që raportet shqiptaro–amerikane të forcohen - Gazeta Express
string(111) "shukri-buja-takon-kryetarin-e-shoqates-miqte-e-amerikes-do-te-punoj-qe-raportet-shqiptaro-amerikane-te-forcohen"

Lajme

Gazeta Express

23/08/2025 12:13

Shukri Buja takon kryetarin e shoqatës ‘Miqtë e Amerikës’: Do të punoj që raportet shqiptaro–amerikane të forcohen

Lajme

Gazeta Express

23/08/2025 12:13

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim me Agim Rexhepi, i cili është kryetar i shoqatës ‘Miqtë e Amerikës’. Buja ka njoftuar edhe se, nga Rexhepi, ka pranuar si dhuratë mirënjohje dhe flamurin amerikan për nder të ditëlindjes së 79-të të Presidentit Bill Clinton.

Tutje, ai ka shkruar se me Rexhepin dhe ‘Miqtë e Amerikës’ lidh një bashkëpunim i shkëlqyer që nga koha kur kam shërbyer si kryetar i kësaj komune më herët.

Postimi:

Përshëndetje, Lipjan

Sot pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë të takohem me z. Agim Rexhepi, kryetar i shoqatës ‘Miqtë e Amerikës’, me që rast pranova si dhuratë mirënjohje dhe flamurin amerikan për nder të ditëlindjes së 79-të të Presidentit Bill Clinton, mikut të madh të popullit shqiptar.

Me z. Rexhepi dhe shoqatën ‘Miqtë e Amerikës’ më lidh një bashkëpunim i shkëlqyer që nga koha kur kam shërbyer si kryetar i Komunës së Lipjanit. Ndër shumë nisma të përbashkëta, me krenari veçoj iniciativën e shoqatës për shpalljen Qytetar Nderi i Lipjanit të Gjeneralit amerikan Wesley Clark, simbol i lirisë sonë, i cili me vendim të Kuvendit të Komunës u nderua me këtë titull.

Në mandatin tim të ardhshëm si kryetar i Lipjanit, do të punoj me përkushtim që raportet shqiptaro–amerikane të forcohen edhe më shumë nëpërmjet projekteve konkrete, bashkëpunimit kulturor, ekonomik dhe institucional, duke e mbajtur të gjallë miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që është miqësi ekzistenciale për popullin shqiptar!