Abelard Tahiri, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, është deklaruar lidhur me krizën institucionale në kuvend, duke kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje. Tahiri, ka thënë se kjo e fundit ka propozuar për kryetar kandidatë që ‘‘mbajnë rekord të zi ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’’.
Deputeti i PDK-së në postimin e tij ka thënë se Haxhiu dhe grupi parlamentar i LVV-së kanë miratuar ligjin për themelimin e Institutit për Hetimin dhe Hulumtimin e Krimeve të Luftës, duke zgjatur afatin e këtyre hulumtimeve deri më 31 dhjetor 2000, kurse Gërvalla ka treguar vetë se ka bërë hetime personale, ka fabrikuar dosje për krerët e UÇK-së.
Postimi:
Deri sot, LVV ka propozuar për kryetar të Kuvendit tre kandidatë që mbajnë rekord të zi ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës:
1. Albulena Haxhiu dhe grupi parlamentar i LVV-së kanë miratuar ligjin për themelimin e Institutit për Hetimin dhe Hulumtimin e Krimeve të Luftës, duke zgjatur afatin e këtyre hulumtimeve deri më 31 dhjetor 2000. Po kush ka luftuar në Kosovë pas qershorit 1999?! Pra, veteranët e UÇK-së mund të ndiqen për krime lufte deri më 31 dhjetor 2000, sipas ligjit të Albulenës – pikërisht ashtu siç do Serbia. Ky është shërbimi më i madh që i është bërë Serbisë.
2. Donika Shvarc ka treguar vetë se ka bërë hetime personale, ka fabrikuar dosje për krerët e UÇK-së (me siguri bashkë me prokurorë serbë) dhe thot se i ka dorëzuar pranë Gjykatës, duke u mburrur vetë me këtë veprim.
3. Hekuran Murati i ka përjashtuar nga paga minimale tri kategoritë më të lavdishme të shoqërisë sonë:
• Veteranët e UÇK-së
• Familjet e Dëshmorëve
• Invalidët e UÇK-së
Po duket se të gjithë pe dimë se kush do të jetë nesër kandidati i radhës.