Mbrëmje kulturore në Prishtinë për të nderuar veprën e Shën Nënë Terezës - Gazeta Express
string(72) "mbremje-kulturore-ne-prishtine-per-te-nderuar-vepren-e-shen-nene-terezes"

Lajme

Gazeta Express

23/08/2025 10:30

Mbrëmje kulturore në Prishtinë për të nderuar veprën e Shën Nënë Terezës

Lajme

Gazeta Express

23/08/2025 10:30

Me rastin e 115-vjetorit të lindjes së Shën Nënë Terezës dhe 20-vjetorit të bekimit të gurthemelit të Katedrales që mban emrin e saj, Katedralja “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë organizon një mbrëmje solemne kulturore më 26 gusht 2025, duke filluar nga ora 19:30.

Ngjarja do të mbahet në ambientet e katedrales dhe ka për qëllim të nderojë jetën, veprën dhe trashëgiminë e pavdekshme të humanistes shqiptare, e cila u bë simbol botëror i dashurisë, përkushtimit dhe mëshirës ndaj të varfërve.

Në këtë mbrëmje të veçantë pritet të performojnë artistë të njohur nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët do të sjellin përmes muzikës dhe artit një mesazh mirënjohjeje, paqeje dhe dashurie – në nder të figurës së Shën Nënë Terezës, e njohur nga mbarë bota si “Nëna e madhe e Globit”.

Organizatorët ftojnë publikun e gjerë që t’i bashkohet kësaj ngjarjeje të rëndësishme kulturore e shpirtërore, duke e konsideruar pjesëmarrjen një akt reflektimi dhe respekti ndaj jetës dhe misionit të Nënë Terezës.