Dy persona janë lënduar mëngjesin e hershëm në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, për Gazetën Express tha se ata dyshohet se janë lënduar nga një mjet i mprehtë, ndërsa janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 03:30, kemi pranuar informatën për dy persona të lënduar, në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Viktimat dyshohet që janë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht po vijon puna hetimore, për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai.