Dhunohet një e mitur në Gjilan, arrestohet i dyshuari - Gazeta Express
string(52) "dhunohet-nje-e-mitur-ne-gjilan-arrestohet-i-dyshuari"

Lajme

Gazeta Express

23/08/2025 9:04

Dhunohet një e mitur në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Lajme

Gazeta Express

23/08/2025 9:04

Një burrë në Gjilan është arrestuar nën dyshimin se ka dhunuar seksualisht një të mitur.

Viktima e ka raportuar rastin në polici duke deklaruar se gjatë mesit të muajit korrik 2025 ishte takuar me të dhe se ai e kishte shfrytëzuar seksualisht.

I dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

“DHUNIM – Gjilan  22.08.2025 – 13:00. Viktima femër kosovare-e mitur, ka lajmëruar se gjatë mesit të muajit korrik 2025 ishte takuar me të dyshuarin mashkull kosovar dhe i dyshuari e kishte shfrytëzuar seksualisht. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me aktvendim të prokurorit kujdestar është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.