Një burrë ka vdekur pasi u godit nga vetura derisa po kalonte rrugën në Kllokot.
Policia bëri të ditur se shoferi i veturës është arrestuar nën dyshimin se e shkaktoi aksidentin nga pakujdesia.
Viktima pas lëndimeve që mori ishte dërguar në Gjilan për tretman, por s’ka arritur t’iu mbijetojë plagëve.
“Kllokot 22.08.2025 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur viktimën mashkull kosovar-këmbësor, i cili ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QE-Gjilan, por për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.