Një aksident i rëndë trafiku ndodhi në shtetin amerikan Nju Jork, ku një autobus turistik që po kthehej nga Niagara Falls doli nga rruga dhe u përmbys.
Në autobus ishin mbi 50 pasagjerë dhe policia konfirmoi se kishte disa të vdekur dhe të lënduar.
Të paktën katër persona humbën jetën në aksident, thanë burime të zbatimit të ligjit për ABC News.
Aksidenti ndodhi në autostradën I-90 pranë Pembroke, një qytet rreth 40 kilometra në lindje të Buffalo.
“Sipas informacionit aktual, ka disa të vdekur, të bllokuar dhe të plagosur”, tha James O’Callaghan, një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut.
Një numër ambulancash dhe helikopterësh mjekësorë u dërguan menjëherë në vendngjarje.
Sipas O’Callahan, shumica e pasagjerëve ishin me origjinë nga India, Kina e Filipinet. Shoferi i autobusit i mbijetoi aksidentit.
Mercy Flight konfirmoi se tre helikopterët e saj ishin të përfshirë në transportin e pacientëve dhe të paktën tetë persona u shtruan në Qendrën Mjekësore të Qarkut Erie në Buffalo.
“Po lutemi për viktimat në këtë kohë,” tha Margaret Ferrentino, presidente e Mercy Flight.