Aksidenti i rëndë me 3 shqiptarë të vdekur në Greqi, arrestohet shoferi bullgar - Gazeta Express
string(78) "aksidenti-i-rende-me-3-shqiptare-te-vdekur-ne-greqi-arrestohet-shoferi-bullgar"

Shqiperi

Gazeta Express

22/08/2025 20:33

Aksidenti i rëndë me 3 shqiptarë të vdekur në Greqi, arrestohet shoferi bullgar

Shqiperi

Gazeta Express

22/08/2025 20:33

Është arrestuar shoferi bullgar i kamionit që të hënën shkaktoi një aksident tragjik në rrugën Egnatia, pranë pikës së pagesës së Iasmos në Rodopi, Greqi  ku humbën jetën tre shtetas shqiptarë.

Pas daljes nga spitali disa ditë më parë, 56-vjeçari u paraqit sot para gjykatësit hetues. Dëshmia e tij nuk bindë gjykatësin dhe prokurorin, të cilët vendosën që ai të mbahet në paraburgim.

Shoferi akuzohet për vrasje nga pakujdesia me pasojë vdekjen e disa personave, dëmtime trupore dhe drejtim të rrezikshëm të mjetit.

Autoritetet presin rezultatet e analizave toksikologjike për të përcaktuar nëse ai kishte konsumuar alkool në momentin e aksidentit.