Arrestohet punonjësi i Gardës, kanosi me armën e shërbimit të afërmin e tij - Gazeta Express
string(74) "arrestohet-punonjesi-i-gardes-kanosi-me-armen-e-sherbimit-te-afermin-e-tij"

Shqiperi

Gazeta Express

22/08/2025 18:08

Arrestohet punonjësi i Gardës, kanosi me armën e shërbimit të afërmin e tij

Shqiperi

Gazeta Express

22/08/2025 18:08

Një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë, është vënë në pranga pasi ka kërcënuar të afërmin e tij me armën e shërbimit.

Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, në pranga ka rënë Inspektori E.K.

Ky i fundit, u përfshi në një konflikt me të afërmin e tij pranë banesës së tij, për motive të dobëta. Për shkak të këtij konflikti, ai nxorri armën e shërbimit, teksa nga njoftimi lihet të nënkuptohet se nuk ka pasur të shtëna.

Punonjësi i Gardës do të hetohet për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës së Shqipërisë, Inspektor E. K., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Arrestimi i tij u krye, pasi gjatë një konflikti të çastit të ndodhur pranë banesës së tij, për motive të dobëta, ka kanosur me armën e shërbimit, shtetasin I.K, me të cilin ka edhe lidhje gjaku të afërta.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë“, njofton AMP-ja.