Austri: Një i burgosur po i kushton shtetit deri 1800 euro në ditë - Gazeta Express
string(65) "austri-nje-i-burgosur-po-i-kushton-shtetit-deri-1800-euro-ne-dite"

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 18:10

Austri: Një i burgosur po i kushton shtetit deri 1800 euro në ditë

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 18:10

Një i burgosur 29-vjeçar në Austri, me peshë prej rreth 289 kilogramësh, ka shkaktuar revoltë për shkak të kostove jashtëzakonisht të larta që kërkon për t’u mbajtur prapa grilave.

Ai po konsiderohet si i burgosuri më i rëndë në vend, raporton odditycentral.

29-vjeçari u arrestua në Vjenë, në banesën ku iu gjetën sasi të mëdha droge: 45 kg kanabis, 2 kg kokainë, rreth 2 kg amfetaminë dhe mbi 2000 tableta ekstazi, teksa fillimisht u vendos në burgun Josefstadt të Vjenës, por pas vetëm pak ditësh u transferua në burgun Korneuburg, rreth 15 km në veri të kryeqytetit, për shkak se pesha e tij pothuaj çau shtratin, transmeton albinfo.at

Në burgun e ri, atij i është siguruar një krevat special me strukturë të përforcuar dhe kujdes 24-orësh nga infermierë të jashtëm. Ky kujdes nuk është i lirë: kostot e mbajtjes mund të arrijë deri në 1800 euro në ditë, krahasuar me rreth 180 euro në ditë për një të burgosur “të zakonshëm”.

Vetëm transportimi i tij do të kushtonte rreth 5000 euro, ndaj po mbahet në burg dhe intervistat me të bëhen përmes video-lidhjeve për të kursyer shpenzime.