Reshjet shuajnë zjarret në Vlorë dhe Fushë Arrëz - Gazeta Express
string(48) "reshjet-shuajne-zjarret-ne-vlore-dhe-fushe-arrez"

Shqiperi

Gazeta Express

22/08/2025 18:03

Reshjet shuajnë zjarret në Vlorë dhe Fushë Arrëz

Shqiperi

Gazeta Express

22/08/2025 18:03

Reshjet e shiut, të rëna gjatë orëve të fundit, kanë përmirësuar situatën nga zjarret, duke shuar vatrat në fshatrat e Vlorës dhe zonat malore të Fushë-Arrëzit.

Policia e Vlorës ka arrestuar një 43-vjeçar nga fshati Drashovicë, pasi i vuri zjarrin qëllimisht tokës së bashkëfshatarit, pas një konflikti që kishte pasur.

Policia bën me dije se, si pasojë e flakëve që 43-vjeçari vendosi rreth orës 19:30 të së enjtes, u dogj një sipërfaqe me ullinj dhe u rrezikuan bagëti të imta.

Ministria e Mbrojtjes dje tha se në fshatrat e Vlorës zjarret ishin të qëllimshëm dhe vendoseshin natën, pasi ndërhyrja nga ajri është e vështirë për t’i shuar.