Me 5 vota për dhe 1 kundër Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi Udhëzimin për plotësimin e formularit të listave për kandidatët për anëtarë të këshillave të komunave dhe të Qytetit të Shkupit.
Kundër këtij udhëzimi ishte Ditmire Shehu, anëtare nga radhët e BDI-së, e cila konsideron se nuk mund të miratohet mbi bazën e një vendimi të Qeverisë ku merren parasysh vetëm banorët rezidentë, e jo të diasporës, për çka zvogëlohet numri i këshilltarëve në 14 komuna.
Shehu njoftoi se do ta kontestojë këtë udhëzim para Gjykatës Administrative.
tag_katrorimaqedoni_2