Pesë persona të moshës ndërmjet 20 dhe 22 vjeç, u arrestuan mbrëmë, si të dyshuar për sulm fizik ndaj dy personave në lagjen “Karposh”, të Kumanovës.
“Me daten 21 gusht 2025, në orën 13:00, policët e Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, i kanë arrestuar personat me iniciale N.P. (21), D.P. (21), M.R. (20), P.M. (22) dhe K.K. (22), të gjithë nga Kumanova, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë sulmuar fizikisht personat me iniciale L.J. (20) dhe N.S. (21), të dy nga Kumanova. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një objekti hotelerik në lagjen “Karposh” në Kumanovë”, ka njoftuar Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë.
Këta të fundit njoftojnë se janë duke u punuar intenzivisht, konform dispozitave ligjore, që sa më shpejtë ngjarja të ndriçohet deri në fund dhe të ndërmerren masat ligjore ndaj autorëve.
tag_katrorimaqedoni_2