Kontrolli në shtëpinë e John Bolton, reagon presidenti amerikan Donald Trump - Gazeta Express
string(75) "kontrolli-ne-shtepine-e-john-bolton-reagon-presidenti-amerikan-donald-trump"

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 17:30

Kontrolli në shtëpinë e John Bolton, reagon presidenti amerikan Donald Trump

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 17:30

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas kontrolleve të ushtruara nga FBI në shtëpinë e Jogn Bolton.

“Nuk jam fans i John Bolton…. Nuk di asgjë për këtë (kontrollet). E pashë vetëm këtë mëngjes… I them Pam-it (Prokurores së përgjithshme të SHBA) dhe grupit që nuk dua të di për këtë. Duhet të bëni atë që duhet të bëni”, mësohet të jetë shprehur Trump.

FBI bastisi këtë të premte banesën e ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Presidentit Donald Trump, John Bolton, në periferi të Uashingtonit, në kuadër të një hetimi të profilit të lartë për çështje sigurie kombëtare, raporton “The Post”.

Sipas informacioneve kontrolli është zhvilluar në orën 7:00 të mëngjesit në banesën e Bolton në Bethesda, Maryland, dhe është urdhëruar nga drejtori i FBI-së, Kash Patel./EuronewsAlbania/