Victor Boniface ateron në Milano, do t'i nënshtrohet testeve mjekësore - Gazeta Express
string(68) "victor-boniface-ateron-ne-milano-do-ti-nenshtrohet-testeve-mjekesore"

Futboll

Gazeta Express

22/08/2025 15:20

Victor Boniface ateron në Milano, do t’i nënshtrohet testeve mjekësore

Futboll

Gazeta Express

22/08/2025 15:20

AC Milan është shumë pranë përforcimit të madh në repartin ofensiv. Sulmuesi nigerian Victor Boniface ka zbarkuar sot në Milano, ku do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore përpara se të firmosë kontratën si futbollist i ri i kuqezinjve.

Marrëveshja me Bayer Leverkusen është arritur mbi bazën e një huazimi prej 5 milionë eurosh, me një klauzolë blerjeje prej 24 milionë eurosh.

Opsioni nuk është i detyrueshëm, çka i jep Milanit fleksibilitet për të vendosur në fund të sezonit nëse do ta bëjë transferimin e përhershëm.

Boniface, i cili ka treguar vlera të larta në Bundesliga dhe në garat europiane, shihet si një alternativë e rëndësishme për sulmin e Milanit, duke i shtuar skuadrës së trajnerit Allegri fuqinë fizike dhe instinktin e golit.