Zyrtarë të PDK'së i shkojnë për vizitë Shukri Bujës, Tahiri: Personalitet i dëshmuar, do ta qeverisë Lipjanin pas 12 tetorit - Gazeta Express
string(119) "zyrtare-te-pdkse-i-shkojne-per-vizite-shukri-bujes-tahiri-personalitet-i-deshmuar-do-ta-qeveris-lipjanin-pas-12-tetorit"

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 14:56

Zyrtarë të PDK’së i shkojnë për vizitë Shukri Bujës, Tahiri: Personalitet i dëshmuar, do ta qeverisë Lipjanin pas 12 tetorit

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 14:56

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka shprehur besim të plotë në fitoren e kandidatit të PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

“Nuk ka asnjë dyshim – pas 12 tetorit, Lipjani do të qeveriset nga Shukri Buja,” u shpreh Tahiri në një deklaratë publike pas një takimi me strukturat lokale të partisë.

Ai theksoi se Lipjani është një nga komunat me potencialin më të madh për zhvillim në Kosovë, por sipas tij, aktualisht është i zhytur në kaos dhe probleme të shumta që rëndojnë jetën e qytetarëve.

“Është për të ardhur keq të shohësh se si një komunë me kaq shumë mundësi është lënë pas dore. Kaosi urban, mungesa e investimeve dhe qeverisja e dobët kanë dëmtuar rëndë zhvillimin e Lipjanit,” tha Tahiri.

Në takim morën pjesë edhe Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, si dhe deputetët Përparim Gruda dhe Rashit Qalaj. Ata u takuan me kandidatin Shukri Buja dhe ekipin e tij, ku diskutuan për organizimin dhe mobilizimin në kuadër të fushatës zgjedhore.

“Kandidatura e z. Bujës është një rikthim i një figure të dëshmuar, që e njeh mirë komunën dhe nevojat e qytetarëve të saj,” tha më tej Tahiri. “Besojmë se qytetarët do të na japin besimin për t’ia kthyer dinjitetin dhe drejtimin e duhur Lipjanit.”