Kryeziu: VV po i shantazhon dhe kërcënon gjyqtarët e PZAP-së duke i ekspozuar - Gazeta Express
string(76) "kryeziu-vv-po-i-shantazhon-dhe-kercenon-gjyqtaret-e-pzap-se-duke-i-ekspozuar"

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 14:47

Kryeziu: VV po i shantazhon dhe kërcënon gjyqtarët e PZAP-së duke i ekspozuar

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 14:47

Aktivisti i shoqërisë civile, Ismet Kryeziu, thotë se është i paparanueshëm shënjestrimi i gjyqtarëve të PZAP-së nga politikanë e deputetë të Vetëvendosjes.

Ai shkruan në Facebook:

“Shënjestrimi, publikimi dhe ekspozimi i gjyqtarëve të PZAP nga deputetë e politikanë të VV-së, para vendimit për certifikimin e Listës Serbe, është akt i papranueshëm shantazhi, kërcënimi dhe presioni politik.

Ky veprim përbën ndërhyrje flagrante në pavarësinë institucionale dhe goditje të drejtpërdrejtë ndaj integritetit të gjyqtarëve dhe sistemit të drejtësisë.

Për më tepër, duke qenë se PZAP është paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa i përbërë nga gjyqtarë, çdo presion ndaj tij cenon drejtpërdrejtë besueshmërinë dhe integritetin e procesit zgjedhor”.