Rasti i Lista Srpska, Ambasada e SHBA: Besojmë se certifikimi do të përfundojë në mënyrë të lirë, pa u politizuar - Gazeta Express
string(110) "rasti-i-lista-srpska-ambasada-e-shba-besojme-se-certifikimi-do-te-perfundoje-ne-menyre-te-lire-pa-u-politizuar"

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 14:40

Rasti i Lista Srpska, Ambasada e SHBA: Besojmë se certifikimi do të përfundojë në mënyrë të lirë, pa u politizuar

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 14:40

Ambasada amerikane në Kosovë ka komentuar vendimin e KQZ-së për të moscertifikuar Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së të gjithë qytetarëve në procesin demokratik.

Këtë, sipas ambasadës e ka bërë edhe dje e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, e cila ka informuar Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për qëndrimin e qartë të Shteteve të Bashkuara lidhur me certifikimin e kandidatëve.

“E Ngarkuara me Punë Prattipati e bëri të qartë qëndrimin e SHBA-së për certifikimin e zgjedhjeve pas takimit të saj me Kryeministrin në Përgjegjësi Kurti dje: të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre të zgjedhur. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që serbët e Kosovës të përfshihen në këtë proces,” thuhet në deklaratën e ambasadës për Klankosova.tv.

Ambasada gjithashtu ka theksuar besimin e saj në institucionet e Kosovës dhe në kapacitetin e mekanizmave vendorë për të garantuar një proces certifikimi që është i lirë nga ndikimi politik.

“Ne vazhdojmë të besojmë në institucionet e Kosovës dhe mekanizmat në vend për të siguruar që procesi i certifikimit të kandidatëve të përfundojë në një mënyrë të lirë nga politizimi. Komentet nga udhëheqësit politikë që e politizojnë më tej këtë proces janë të padobishme dhe dëmtojnë integritetin e procesit zgjedhor të Kosovës,” përfundon reagimi i ambasadës.