Ambasada gjermane për Listën Srpska: Jemi të shqetësuar që partitë politike po përjashtohen nga zgjedhjet - Gazeta Express
string(104) "ambasada-gjermane-per-listen-srpska-jemi-te-shqetesuar-qe-partite-politike-po-perjashtohen-nga-zgjedhjet"

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 14:39

Ambasada gjermane për Listën Srpska: Jemi të shqetësuar që partitë politike po përjashtohen nga zgjedhjet

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 14:39

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka reaguar lidhur me vendimin e KQZ-së për të moscertifikuar Listën Serbe për zgjedhjet lokale, duke ngritur shqetësime mbi përjashtimin e partive nga gara zgjedhore. Në një përgjigje për Klan Kosova, ambasada nënvizon rëndësinë e pjesëmarrjes së barabartë në procesin demokratik, për aq kohë sa partitë i përmbushin kriteret ligjore.

“Jemi të shqetësuar që partitë politike po përjashtohen nga zgjedhjet. Ashtu si në shkurt, ku KQZ-ja refuzoi gjithashtu certifikimin e Listës Serbe (SL), SL tani po apelon nëpërmjet Panelit të Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore (ECAP). Ne e mirëpresim këtë hap. Të gjitha partitë që plotësojnë kërkesat e nevojshme dhe që përputhen me ligjin e Kosovës duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë në zgjedhje demokratike. Ne presim që të gjitha palët e interesuara të zbatojnë rendin procedural të bazuar në rregulla, për të siguruar një proces zgjedhor transparent dhe gjithëpërfshirës,” thuhet në reagimin e ambasadës gjermane.

Ndërkohë, Lista Serbe ka paraqitur ankesë pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke kundërshtuar vendimin e KQZ-së për moscertifikim. Ky zhvillim pritet të trajtohet në vijim nga organet kompetente, ndërkohë që ambasadat perëndimore theksojnë nevojën për procese zgjedhore të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.