Përpara fillimit të vitit shkollor, mjekët apelojnë tek prindërit të vaksinojnë fëmijët - Gazeta Express
string(86) "perpara-fillimit-te-vitit-shkollor-mjeket-apelojne-tek-prinderit-te-vaksinojne-femijet"

Maqedoni

Gazeta Express

22/08/2025 13:59

Përpara fillimit të vitit shkollor, mjekët apelojnë tek prindërit të vaksinojnë fëmijët

Maqedoni

Gazeta Express

22/08/2025 13:59

Respektimi i vaksinimit të fëmijëve para nisjes së vitit shkollor është jetik për të shmangur shpërthime të rënda të virozëve apo sëmundjeve epidemike që mund të kërcënojnë shëndetin publik, shkruan Alsat.

Sipas institucioneve kompetente vaksinat janë të sigurta dhe janë arma më e fortë për mbrojtjen e imunitetit të fëmijëve.

Mjekët përveç vaksinimit, apelojnë që fëmijët në nisjen e vitit shkollor por edhe gjatë tërë vitit shkollor të jenë më të kujdesshëm në ushqyerjen e tyre dhe konsumimin e më shumë vitaminave të nevojshëm

“Një nxënës shkollor ose fëmijët që qëndrojnë në grupe normale është të kenë nga pesë deri në shtatë infeksione gjatë vitit dhe kështu ndërtohet sistemi imunologjik. Megjithatë apelet tona janë që ushqehen në mënyrë të shëndetshme,  më shumë lëngje, konsumim të vitaminave më shumë dhe shmangien e sa më shumë që të jetë e mundur të hapësirave të mbyllura, apo të jenë më shumë në hapësira të hapura”, tha Elena Gjinovska Tasevska.

Mjekët theksojnë se çdo vonesë apo refuzim i vaksinimit mund të hapë rrugën për rikthimin e sëmundjeve të rrezikshme. Mosvaksinimi i fëmijëve mund të jetë shkak që viruset të shpërthejnë më lehtë dhe vështir të parandalueshme.

Shpesh ndodh që prindërit refuzojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre, duke u ndikuar nga paragjykimet dhe dezinformatat që hasin në rrjetet online, të cilat shpesh përhapin frikë të pabazuar dhe keqkuptime për sigurinë dhe efektivitetin e vaksinave, duke e vendosur kështu shëndetin e fëmijëve të tyre dhe të komunitetit në rrezik.

Për të imponuar vaksinimin e fëmijëve, institucionet e kanë bërë të detyrueshëm vaksinimin e tyre si kusht nëse duan të regjistrohen nëpër çerdhe dhe shkolla.