Deputetja e VV-së, Adriana Matoshi, i ka dalë punë të merret me certifikimin e Listës Serbe.
Ajo ka tentuar të përzihet në punët e PZAP-së, duke ju bërë presion gjyqtarëve që do të vendosin për këtë çështje.
Në profilin e saj në “Facebook”, Matoshi ka shkruar se këtë shans historik e kanë në dorë tre gjyqtarë në PZAP.
“Nuk ka akt më t’madh patriotik se mos-certifikimi i Listës Serbe. Këtë shans historik e kanë në dorë tre gjyqtarë në PZAP! Në k’si raste mirë o me i ra ne mend për Afrim Bunjakun dhe Enver Zyberin”, ka shkruar Matoshi.