Rënie e madhe e numrit të nxënësve shqiptarë në Luginën e Preshevës, Rexhepi: Edukimi fillor përballet me rrezikun e zbrazjes - Gazeta Express
string(123) "renie-e-madhe-e-numrit-te-nxenesve-shqiptare-ne-luginen-e-presheves-rexhepi-edukimi-fillor-perballet-me-rrezikun-e-zbrazjes"

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 13:24

Rënie e madhe e numrit të nxënësve shqiptarë në Luginën e Preshevës, Rexhepi: Edukimi fillor përballet me rrezikun e zbrazjes

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 13:24

Numri i nxënësve shqiptarë në shkollat fillore të Luginës së Preshevës ka pësuar një rënie të ndjeshme në pesë vitet e fundit.

Sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, nga viti shkollor 2020/21 deri në vitin 2025/26, numri i nxënësve është ulur nga 4,059 në vetëm 3,650, që nënkupton 409 nxënës më pak, ose rreth 10 për qind rënie.

Rexhepi ka theksuar se ky trend është pasojë e emigrimit, natalitetit të ulët, kushteve të vështira ekonomike, mosnjohjes së diplomave dhe pasivizimit të adresave. Ai ka paralajmëruar se situata po e rrezikon seriozisht të ardhmen e shkollës shqipe në Luginë të Preshevës.

“Ky rrezik që na kanoset, i cili prek drejtpërdrejt brezat e ardhshëm të nxënësve dhe gjeneratat e reja shqiptare në Luginë, duhet të na shtyjë drejt një qasje më të guximshme, më të përbashkët dhe më të vendosur për mbrojtjen dhe zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe”, ka shkruar Rexhepi në Facebook.