Aeroplani spiun rus shfaqet pranë Alaskës – amerikanët ngritën në ajër F-16 - Gazeta Express
string(73) "aeroplani-spiun-rus-shfaqet-prane-alaskes-amerikanet-ngriten-ne-ajer-f-16"

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 13:08

Aeroplani spiun rus shfaqet pranë Alaskës – amerikanët ngritën në ajër F-16

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 13:08

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngritur aeroplanët luftarakë pasi pranë Alaskës është vërejtur një avion rus për zbulim dhe mbikëqyrje.

Incidenti ndodhi të enjten dhe është konfirmuar nga Komanda e Mbrojtjes Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD).

Sipas deklaratës së NORAD-it, në ndërhyrje morën pjesë një avion paralajmërimi të hershëm dhe kontrolli E-3 Sentry, dy aeroplanët luftarakë F-16 dhe një aeroplan cisternë KC-135.

Qëllimi i tyre ishte të ndalonin aeroplanin rus IL-20 COOT, i cili po fluturonte brenda zonës së identifikimit të mbrojtjes ajrore të Alaskës (ADIZ). Komanda theksoi se avioni rus nuk ka shkelur hapësirën ajrore të SHBA-së apo të Kanadasë.

“Aeroplani ushtarak rus qëndroi në hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe nuk hyri në hapësirën ajrore sovrane të SHBA-së apo të Kanadasë. Ky aktivitet rus në afërsi të Alaskës ndodh rregullisht dhe nuk konsiderohet si kërcënim”, thuhet në deklaratë.

“NORAD përdor një rrjet të mbrojtjes së shtresuar që përfshin satelitë, radarë tokësorë dhe ajrorë, si dhe avionë luftarakë për të zbuluar dhe ndjekur avionët dhe për të marrë masa të duhura. NORAD mbetet i përgatitur për të zbatuar një sërë opsionesh në mbrojtje të Amerikës së Veriut”, përfundon njoftimi. /Telegrafi