Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është deklaruar shkurt për media, pasi që është pyetur nga gazetarët se kë do ta propozojnë për kryetar të kuvendit në seancën e së dielës.
Kurti duke qeshur tha ‘’ e merrni vesh të dielën’’.
Ndryshe gjatë seancave që janë zhvilluar këto dy ditë pas aktgjykimit të Kushtetueses, VV-ja ka propozuar tre emra për kryetar të Kuvendit. Atë të Albulena Haxhiut, dhe dy kandidatë të rinj, Donika Gërvallen dhe Hekuran Muratin.