Shitja e Douglas Luiz i jep përparësi Zhegrovës, Juventusi në aksion për yllin kosovar - Gazeta Express
string(85) "shitja-e-douglas-luiz-i-jep-perparesi-zhegroves-juventusi-ne-aksion-per-yllin-kosovar"

Futboll

Gazeta Express

22/08/2025 10:40

Shitja e Douglas Luiz i jep përparësi Zhegrovës, Juventusi në aksion për yllin kosovar

Futboll

Gazeta Express

22/08/2025 10:40

Juventusi ka vënë shënjestrën drejt Edon Zhegrovës dhe duket i vendosur ta sjellë sulmuesin kosovar në Torino. Bardhezinjtë synojnë ta ribashkojnë me Jonathan David, duke rikrijuar dyshen që shkëlqeu te Lille dhe duke krijuar një tandem të fortë në repartin ofensiv.

Sipas të përditshmes italiane Tuttosport, bisedimet kanë avancuar ndjeshëm, madje thuhet se ekziston një marrëveshje me agjentin Hasan Çetinkaya për një kontratë deri në vitin 2030. Zhegrova pritet të përfitojë një pagë prej 2.5 milionë eurosh në vit, përveç bonuseve të ndryshme.

Klubi francez Lille fillimisht ka kërkuar rreth 25 milionë euro për kartonin e tij, por me afatin e merkatos që po mbyllet, shifra mund të ulet dhe transferimi mund të mbyllet për 18-20 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Thuhej se lëvizja për Zhegrovën varet shumë nga situata e Douglas Luiz i cili mbrëmë u huazua te Nottingham Forest.

Kjo i jep avantazh Zhegrovës, për të cilin do të synojnë tashmë transferimin nga ana e “Zonjës së Vjetër”.

Ky zhvillim i jep Juventusit një avantazh të madh përballë konkurrencës së Olympique Marseille, që aktualisht po përballet me probleme të brendshme dhe me nevojën për të shitur lojtarë si Jonathan Rowe dhe Adrien Rabiot. Vonesat e klubit francez mund t’i kushtojnë shtrenjtë, duke i lënë bardhezinjtë në pozicion të favorshëm për të siguruar firmën e Zhegrovës.